Botë

Ukraina: 133 sportistë e trajnerë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus

Ministria e Rinisë dhe Sportit e Ukrainës ka njoftuar të martën se së paku 133 sportistë e trajnerë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Ministri, Vadym Gutzait ka shkruar se, “flamuri më nuk do të ngrihet dhe himni nuk do të dëgjohet në nder të fitoreve sportive të sportistëve të cilët kanë humbur jetën. Rusia pushtoi Ukrainën dhe mori jetën e tyre.

133 sportistë dhe trajnerë kanë vdekur në fushëbetejë dhe nga bombardimet e armikut”.