Udhëheqësi i separatistëve në Donetsk, Denis Pushilin, i bëri thirrje Rusisë të mërkurën, që të pushtojë të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke pretenduar se qytetet kryesore në këtë vend janë ruse.
“Ka ardhur koha për të pushtuar qytetet ruse, qytetet e themeluara nga rusët: Kievi, Chernihiv, Poltava, Odessa, Dnipro, Kharkiv, Zaporizhia, Lutsk”, shkroi Denis Pushilin në rrjetin Telegram, me rastin e përvjetorit të çlirimit sovjetik të Brestit në Bjellorusi nga nazistët.
Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, duke pretenduar se duhej të mbronte popullsinë rusishtfolëse “nga gjenocidi i kryer nga autoritetet ukrainase”.
Sulmi ndaj Kievit dështoi, por Rusia, me ndihmën e separatistëve pro-rusë, pushtoi një pjesë të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.
Në Ukrainë ende po zhvillohen beteja të ashpra dhe vendi ka pësuar shkatërrime të mëdha.
-
Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty
-
Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?