Udhëheqësi i grupit kryengritës që udhëhoqi betejën për përmbysjen e regjimit të presidentit sirian Bashar Assad, të dielën i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të heqë sanksionet kundër Sirisë.
"Sot xhelati është larguar dhe viktima ende ekziston në vend, kështu që rregulla të tilla nuk duhet të përfshijnë edhe viktimën. Pra, pasi të jetë zhdukur preteksti, atëherë sanksionet ndaj Sirisë duhet të hiqen”, ka deklaruar Ahmad al-Sharaa, lideri i Hayat Tahrir al-Sham pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Al-Sham ka thënë se Turqia ka ofruar të ndihmojë Sirinë të rindërtojë infrastrukturën, bujqësinë, bankat dhe industritë e saj.
“Turqia është një mike e popullit sirian ku qëndroi me ta që nga fillimi i revolucionit. Siria nuk do ta harrojë këtë dhe ne do të ndërtojmë një marrëdhënie strategjike që i përshtatet të ardhmes së dy vendeve”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu aka theksuar se të gjitha armët do të jenë në duart e shtetit.
-
Siria s’është kërcënim për botën, thotë lideri i kryengritësve që rrëzuan Assadin
-
Sharaa i Sirisë mbërrin në SHBA për bisedime me Trumpin pas heqjes së sanksioneve
-
Presidenti i Sirisë do të mbajë një fjalim në OKB
-
SHBA-ja heq përcaktimin si “organizatë terroriste” për Hayat Tahrir al-Sham në Siri
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë