Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në vitin 2016.
Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se në shënjestër për arrestim janë ushtarakë të pensionuar apo në shërbim dhe se 22 prej tyre janë burgosur mëngjesin e sotëm, transmeton rel.
Në 19 muajt pas përpjekjes për puç, Turqia ka burgosur mbi 50,000 njerëz, ndërsa ka pezulluar ose pushuar nga puna rreth 150,000 të tjerë.
Qeveria turke i hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin që paraqet rrjeti i Gulenit.
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqia kërkon arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme