Presidenti Receep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk mund të përballojë një valë të re refugjatësh nga Siria, duke paralajmëruar shtetet evropiane se do të ndikohen nga ky fluks, nëse nuk ndalet dhuna në veriperëndim të Sirisë.
Forcat siriane dhe ruse, kanë shtuar bombardimet në qytetin e Idlibit, duke nxitur valë të re të refugjatëve në drejtim të Turqisë. Erdogani ka deklaruar se 80 mijë njerëz nga Idlibi ia kanë mësyrë Turqisë, transmeton KTV.
Ai shtoi se një delegacion do të shkojë në Moskë për të diskutuar rreth situatës në qytetin sirian. Turqia po kërkon përkrahje ndërkombëtare për planin që të kthejë 1 milion sirianë në një zonë të sigurisë në verilindje të Sirisë. Për këtë plan, në muajin tetor, nisi sulmin ndaj kurdëve në këtë zonë, veprim që ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.