Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se janë në pritje nga Rusia për krijimin e një “korridori të sigurt” për transferimin e grurit nga Ukraina, pa pasur nevojë të pastrojë minat në një pjesë të Detit të Zi.
Cavusoglu ka detajuar një plan të OKB-së për të krijuar një korridor detar nga Ukraina për eksportet e grurit, duke thënë se rrugë të sigurta mund të formohen pa pasur nevojë të pastrohen minat rreth porteve të Ukrainës.
Lëvizja ndryshon nga propozimi i tij i mëparshëm për të çminuar portet e Ukrainës, një lëvizje për të cilën Kievi ka frikë se do ta linte atë shumë më të prekshme ndaj sulmit rus nga Deti i Zi, shkruan BBC.
Cavusoglu diskutoi planin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Ankara javën e kaluar, por tha se nevojiteshin diskutime të mëtejshme me Moskën dhe Kievin. Lavrovi tha se Ukraina do të duhet të pastrojë vetë minat rreth porteve të saj që anijet tregtare të afrohen.
Ai tha se do të duhej pak kohë për të çminuar portet e Ukrainës dhe se një korridor i sigurt detar mund të krijohej ndërkohë në zonat pa mina sipas propozimit të OKB-së, duke shtuar se Turqia ishte ende në pritje të reagimit të Moskës ndaj planit.
-
Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës
-
Ukraina kërkon leje për shitjen e drithit nga Deti i Zi
-
Hapen tri porte për eksportimin e grurit ukrainas
-
Turqia e gatshme ta mbikëqyrë procesin e eksportimit të grurit ukrainas
- Turqia paralajmëron marrëveshje mes Ukrainës e Rusisë për eksportin