Kievi zyrtari njoftoi se tri porte detare kanë nisur formimin e “korridoreve të gjelbra” për rinisjen e eksportimit të grurit, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Ukraina njoftoi se eksporti do të bëhet në portet e Odesës, Chornomorskyt dhe Yuzhnoyes, derisa anijet e mbushura me grurë do të kalojnë nëpërmjet Detit të Zi, drejt vendeve evropiane.
Të premten (22 korrik), Ukraina e Rusia u dakorduan në Stamboll për lejim të eksportimit të kulturave bujqësore. Sigurinë dhe monitorimin e procesit të eksportit, e mori përsipër Turqia.
Në takimin katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, palët e përfshira në konflikt, u morën vesh që të mos ketë sulme gjatë transportimit të grurit. Trupat ruse shkelën marrëveshjen pas më pak se 24 orë nga nënshkrimi, duke i hedhur dy raketa në portin e Odesës.
Rusët arsyetuan sulmin, duke thënë se cak ishte një anije ukrainase që po qëndronte në port.
-
Arrihet marrëveshja për përshpejtimin e eksportit të grurit përmes Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë
-
Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re
-
Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës
-
Ukraina kërkon leje për shitjen e drithit nga Deti i Zi
-
Nisen nga Ukraina shtatë anije me grurë