Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia paralajmëron marrëveshje mes Ukrainës e Rusisë për eksportin

Administrata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se të premten në Stamboll, do të nënshkruhet marrëveshja për rifillimin e eksportit të grurit ukrainas, raportoi BBC-ja të enjten.

Sipas njoftimit, marrëveshja për eksportim të grurit do të nënshkruhet mes Turqisë, OKB-së dhe përfaqësuesve të Ukrainës e Rusisë.

Nga zyra e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueterres, u tha se nuk janë plotësisht të sigurt që marrëveshja do të përfundojë.

“Situata mbetet disi e pasigurt, kështu që nuk mund të them se kur do të nënshkruhet diçka. Nuk kemi rënë dakord ende për gjithçka”, deklaroi një zëdhënës i OKB-së.

Të enjten, Ankaraja njoftoi se me ndërmjetësimin e saj, është e mundur të arrihet një marrëveshje mbi planin e propozuar nga OKB-ja, për të rivendosur eksportin e grurit ukrainas.

Aktualisht, Ukraina eksporton grurë nëpërmjet porteve ujore të Danubit dhe tokës, por këto kanale lejojnë eksportimin vetëm të një pjese të vogël.

Edhe Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës Botë Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës

Pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, portet ukrainase në Detin e Zi, kryesisht Odesa dhe Mykolaiv, u bllokuan dhe portet në Detin Azov u kapën nga Rusia.

Sipas ekspertëve perëndimorë, rreth 20 milionë tonë drithë u mblodhën në Odesa dhe rrethinat e saj.