Turqia është ndër vendet që vazhdojnë të blejnë grurin që Rusia e vodhi nga Ukraina, ka thënë të premten ambasadori i Kievit në Ankara, Vasyl Bodnar, raporton BBC.
Ambasadori Bodnar u tha gjithashtu gazetarëve se ai ka kërkuar ndihmë nga autoritetet turke dhe Interpoli për të hetuar se kush është i përfshirë në dërgesat e drithërave që kalojnë tranzit në ujërat turke.
Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë tonë drithë në kapanone, në pritje për t'u dërguar në mbarë globin.
Ditë më parë është raportuar se Rusia ka nisur një anije të mbushur me drithë nga porti i Mariupolit drejt shtetit të saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli kthen anijen me grurë për të cilin Ukraina tha se i është vjedhur nga Rusia
-
Ukraina kërkon leje për shitjen e drithit nga Deti i Zi
-
Mbërrin në ujërat e Turqisë anija e parë me grurë nga Ukraina
-
Anija e parë me grurë niset nga Ukraina sipas marrëveshjes me Rusinë
-
Turqia e gatshme ta mbikëqyrë procesin e eksportimit të grurit ukrainas