Ushtria turke ka kryer sulme ajrore në rajonin Avasin Basyan, që gjendet në veri të Irakut.
Përmes një postimi në Twitter, autoritetet turke kanë njoftuar se nga këto sulme janë vrarë katër militantë kurdë.
Turqia kohët e fundit ka intensifikuar sulmet ajrore kundër bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut, veçanërisht në malet Qandil, ku ka prezencë të shtuar të kurdëve, transmeton rel.
Ankaraja ka thënë se në Qadil mund të nisë edhe ofensivë në terren, ku besohet se gjenden anëtarë të lartë të PPK-së.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe që tri dekada vazhdon kryengritjen e saj në Turqi.
-
Tre të vdekur në Irak nga një sulm turk me dronë
-
Turqia sulmon për të dytën ditë caqet e militantëve kurdë në Siri dhe Irak
-
Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior
-
Turqia thotë se vrau 13 militantë kurdë në veri të Irakut
-
Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj