Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia kritikon Gjykatën Evropiane lidhur me vendimin për mbajtjen e shamisë nga punëtoret

Një zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar të dielën vendimin e Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian, sipas së cilit, kompanitë mund të ndalojnë punonjësit myslimanë të mbajnë shami në kushte të caktuara.

Sipas presidencës, ky vendim është një goditje tjetër ndaj të drejtave të grave myslimane.

“Vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë mbi shaminë në vendin e punës është një goditje tjetër për të drejtat e grave myslimane me shami dhe do tu shkojë për shtati atyre që janë kundër Islamit në Evropë”, ka shkruar Ibrahim Kalin në Twitter.

“A i përjashton tani myslimanët koncept i lirisë fetare”, ka pyetur ai.

Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur të enjten se kompanitë mund të ndalojnë punonjësit myslimanë të mbajnë shami në kushte të caktuara.