Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani paralajmëron referendum për shaminë

recep tayyip erdogan, erdogan, turqia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës.

Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit u takua me partitë opozitare për këtë çështje, teksa subjektet politike po tentojnë të marrin mbështetjen para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që mbahen në qershorin e vitit 2023. Sipas sondazheve, mbështetja për Qeverinë e Erdoganit është duke rënë.

Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se caku i vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+.

Shamia e kokës më herët ka qenë burim i ndasive të mëdha në Turqinë me popullsi myslimane, por që është shtet sekular. Por, kjo çështje ka nxitur kundërthënie pas reformave të ndërmarra gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit.

Megjithatë, partia sekulariste CHP, për një kohë të gjatë ka kundërshtuar veshjen e shamisë së kokës në Parlament dhe në institucionet publike, duke rikthyer muajin e kaluar debatin për të drejtën e shamisë.

Në përgjigje, Erdogan propozoi reforma kushtetuese për këtë çështje, së bashku me disa masa për mbrojtjen e familjes nga ata që ai i quan “trendë perversë”, që duket se kanë për cak ligjet për martesat mes gjinisë së njëjtë nëpër botë.

Edhe Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes Botë 1 j. më parë Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes

Presidenti Erdogan tha se referendumi mund të mbahet nëse ndryshimet nuk marrin mbështetjen e 360 deputetëve në Parlamentin prej 600 ulësesh. Partia e tij dhe aleatët nacionalistë kanë së bashku 334 deputetë.

“Ne jemi të gatshëm të marrin hapa të tjerë, përfshirë referendumin”, tha Erdogan para Parlamentit.

Më 2 nëntor, Partia AK u takua me tri partitë opozitare dhe subjekti më i madh opozitar, Partia Popullore Republikane (CHP), tha se nuk do të mbështesë ndryshimet./ REL