Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se shteti i tij mund t’i ndajë rrugët me Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se Turqia është duke menduar që t’i japë fund përpjekjes për anëtarësim në bllokun evropian.
Në një konferencë për media, Erdogani ka thënë se BE-ja është duke bërë përpjekje që të shkëpusë marrëdhëniet me Turqinë.
Ai ka shtuar se do ta vlerësojnë situatën dhe nëse është e nevojshme do t’i ndajë rrugët me BE-në.
Erdogani është përgjigjur në lidhje me raportin se procesi i anëtarësimit në BE nuk mund të vazhdojë në rrethanat aktuale.
Ai i ka bërë thirrje BE-së që të shikojë për kornizë paralele dhe reale për marrëdhëniet bilaterale.
Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 1990 dhe bisedimet nisën në vitin 2005, por janë ndalur në vitin 2018 për shkak të dobësimit të demokracisë në Turqi, ka vlerësuar parlamenti evropian.
-
Erdogani nis udhëzimet për kushtetutë të re, shtohet frika për zgjatje të pushtetit të tij
-
Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president
-
Erdogan kërkon armëpushim në Ukrainë e mobilizim për dërgimin e ndihmave në Gazë
-
Erdogan: Turqia mund t’i kapërcejë ndarjet gjeopolitike
-
Erdogani kërkon nga protestuesit “t’i dinë kufijtë”