Lidhjet ajrore ndërmjet Stambollit dhe Jerevanit do të nisin sërish, pas dy vjetësh ngërç ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.
Nga e mërkura udhëtarët mund të lëvizin në këto dy destinacione, ndërsa ky hap shihet si një mundësi që Turqia dhe Armenia të rivendosin marrëdhënie diplomatike, ka raportuar Al Jazeera.
Të dyja shtetet organizuan dialog në përpjekje për ta arritur konstruktivitetin ndërmjet fqinjëve me raporte të trazuara.
Aleati i ngushtë i Ankarasë zyrtare, Azerbajxhani, fitoi luftën me Armeninë gjatë vitit 2020. Ndikimi turk në konflikt ishte qartazi i dukshëm.
Pos konfliktit dekadave të fundit, Turqia dhe Armenia kanë edhe kontest historik. Bëhet fjalë për “gjenocidin armen” të cilin Turqia nuk e pranon, por Armenia pretendon se më 24 prill 1915 Perandoria Osmane në shuarje e sipër kishte vrarë 600 mijë deri në 1.5 milionë armenë.
-
Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan
-
Azerbajxhani afër marrëveshjes së paqes me Armeninë
-
Armenia dhe Azerbajxhani drejt nënshkrimit të traktatit të paqes
-
SHBA-ja merr situatën në dorë, pret bisedimet e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
-
Një pikë kufitare midis Turqisë dhe Armenisë u hap për herë të parë në 35 vjet