Një pikë kalimi kufitare midis Turqisë dhe Armenisë është hapur për herë të parë në 35 vjet për të lejuar ndihmën për viktimat e tërmetit, njoftoi i dërguari special i Turqisë për Armeninë, Serdar Kilic.
Kilic postoi në Twitter foto të kamionëve që kalojnë nëpër pikën e kontrollit Alican në anën turke të lumit Aras që ndan sot dy vendet.
Ankaraja nuk ka pasur lidhje diplomatike apo tregtare me Armeninë që nga vitet 1990.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën lanë mbi 25 mijë të vdekur deri tani.