Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Truss e pranon se Qeveria e saj gaboi në politikën e taksave

Britania e Madhe, armatimi, Rusia, lufta, Ukraina

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar falje pasi e pranoi se qeveria e saj ka bërë gabime lidhur me mini-buxhetin që gjatë muajit të kaluar tronditi tregjet financiare.

Lis Truss foli pasi ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, ndryshoi planet e saj ekonomike, duke ndërhyrë në shkurtimet e taksave dhe propozimet e shpenzimeve që paraardhësi i tij, Kwasi Kwarteng, më pak se një muaj më parë.

"Tani e kuptoj se kemi bërë gabime. Më vjen keq për gabimet, por ato tashmë janë rregulluar. Kam emëruar kancelar të ri dhe kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”, ka thënë Truss për BBC-në.

Kthimi i shpejtë i Huntit në mini-buxhetin e Trussit ka minuar autoritetin e kryeministres, madje është vënë në pikëpyetje se sa gjatë mund të qëndrojë ajo në detyrë. Hunti ka thënë se pothuajse të gjitha masat e mëparshme tatimore do të anulohen në një lëvizje që synon të mbledhë 32 miliardë funte në vit.

Artikuj të ngjashëm