Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka kritikuar planin fillestar ekonomik të kryeministres britanike Liz Truss si një gabim dhe tha se ai nuk ishte i shqetësuar për rritjen e fuqisë së dollarit amerikan.
Truss të premten shkarkoi ministrin e saj të financave, Kwasi Kwarteng, dhe hoqi pjesë të paketës se tyre ekonomike pasi ajo shkaktoi trazira në tregun financiar, duke përfshirë një rënie të madhe në vlerën e paundit, shkruan Reuters të dielën.
Bideni i kritikoi shpesh politikat ekonomike konservatore të “rrëshqitjes” në Shtetet e Bashkuara të lidhura me ish-presidentin Ronald Regan dhe republikanët.
Shtëpia e Bardhë megjithatë kishte refuzuar më herët të komentonte mbi planin e Trussit, i cili fillimisht parashikonte heqjen e tatimit mbi të ardhura prej 45 për qind të Britanisë.
“Nuk isha i vetmi që mendova se ishte gabim”, u tha Bideni gazetarëve gjatë një ndalese në një dyqan akulloresh në Oregon, duke iu referuar propozimit të Trussit. “Unë nuk u pajtova me politikën, por kjo i takon Britanisë së Madhe ta bëjë atë gjykim, jo mua”.
Më herët të shtunën, ministri i ri i Financave i Britanisë, Jeremy Hung tha se disa nga taksat e vendit do të rriten dhe nevojiten vendime të ashpra për shpenzimet, duke thënë se Trussi kishte bërë gabime derisa luftonte për ta mbajtur postin e saj.
-
Truss e pranon se Qeveria e saj gaboi në politikën e taksave
-
Bideni kritikon Trumpin në fjalimin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë
-
Bideni synon ta shkurtojë deficitin buxhetor për 3 trilion dollarë brenda 10 vjetësh
-
Kryeministrja britanike kërkon falje për gabimet buxhetore
-
Bideni uron kryeministren e re britanike Truss, thotë se mezi pret të thellojnë lidhjet SHBA-MB