Propozimi i ardhshëm buxhetor i presidentit amerikan, Joe Biden, synon që ta shkurtojë deficitin për rreth 3 trilion dollarë, brenda dekadës së ardhshme, ka bërë të ditur të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
Ky objektiv i reduktimit të deficitit është dukshëm më i lartë se 2 trilion dollarë që Bideni pati premtuar në fjalimin e tij për gjendjen e Bashkimit muajin e kaluar. Është gjithashtu një kontrast me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kanë bërë thirrje për një rrugë drejt një buxheti të balancuar, por ende nuk kanë ofruar një plan, raportoi Associated Press të mërkurën.
Shtëpia e Bardhë ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje angazhimin e republikanëve ndaj asaj që ajo e konsideron një buxhet të qëndrueshëm federal.
Bideni synon të diskutojë propozimin e tij buxhetor të enjten në Filadelfia. Associated Press raportoi qëllimin e reduktimit të deficitit më herët të mërkurën, duke cituar një zyrtar të administratës që fliste në kushte anonimiteti.
"Kjo është diçka që ne mendojmë se është e rëndësishme”, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Si pjesë e buxhetit, presidenti tashmë ka thënë se dëshiron të rrisë taksën e pagave të punonjwsve shwndetwsorë për njerëzit që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë në vit dhe të vendosë një taksë mbi pronat e miliarderëve dhe të tjerëve me shkallë ekstreme të pasurisë.
-
Shtëpia e Bardhë propozon shkurtime drastike të buxhetit për DASH-in, NATO-n e të tjera
-
Kongresi amerikan synon ta shmang mbylljen e qeverisë, pas refuzimit të Projektligjit të Trumpit
-
Bideni e quan tërheqjen nga gara çështje për ta shpëtuar demokracinë
-
Shtëpia e Bardhë: Bideni do ta përfundojë mandatin
-
Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj