Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat ruse po bëjnë përparim në Donbas

Trupat ruse po përparojnë në rajonin lindor të Donbasit, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Duke folur për BBC, ai hodhi poshtë komentet në lidhje me ngecjen e operacionit të Moskës, ose që nuk ka shkuar siç ishte parashikuar, duke thënë se "po bëhet përparim".

"Askush nuk premtoi se do ta jepte fitoren në tre apo shtatë ditë", ka thënë ai.

Në fillim të kësaj jave, Nebenzia u largua nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e një krize globale ushqimore.