Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat e mbi 1.500 ushtarëve rusë kanë mbetur në morgët e Ukrainës

Trupat e mbi 1.500 ushtarëve rusë kanë mbetur në morgët e Ukrainës

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar të mërkurën se trupat e më shumë se 1.500 ushtarëve rusë kanë mbetur në morgët e qytetit të Dnipros, raportoi Sky News.

Një zyrtar i këtij qyteti ka thënë se autoritetet lokale do të jenë të gatshme t’i lejojnë nënat ruse që të kenë qasje te trupat e fëmijëve të tyre.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë konfliktit gati dy mujor në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase thonë se pothuajse 20.000 ushtarë rusë janë vrarë deri më tash.

Rusia ndërkohë, ka thënë se deri më 25 mars, ka humbur 1.351 trupa.