Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas Dnipro, ka thënë se morgët e qytetit janë mbushur me trupa të ushtarëve rusë.
Mikhail Lysenko ka thënë se më tepër se 1500 trupa të ushtarëve rusë janë në frigoriferët në morgët e Dnipros, raporton agjencia AFP.
Ai ka thënë se zyrtarët e qytetit nuk kanë dashur të djegin trupat apo t’i varrosin në varre masive.
Lysenko u ka bërë apel nënave të ushtarëve rusë që të flasin me komandantët e djemve të tyre të vrarë në mënyrë që të rikthejnë trupat.
Artikuj të ngjashëm
-
Trupat e mbi 1.500 ushtarëve rusë kanë mbetur në morgët e Ukrainës
-
Ukraina ruan në frigoriferë trupat e ushtarëve të vrarë rusë
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë trupa të ushtarëve të vrarë
-
Rusia braktis ushtarët e saj rreth lumit Dnipro, po vdesin nga uria dhe dronët ukrainas
-
Rusia vazhdon ta akuzojë Ukrainën se po vonon lirimin e ushtarëve të vrarë