Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se është i përgatitur të vendosë tarifa dhe të ndëshkojë vendet që sfidojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë globale.
Duke folur në mbledhjen e kabinetit të së martës, Trumpi ka thënë se humbja e statusit të dollarit "do të ishte si humbja e një lufte, një lufte të madhe botërore".
“Ne nuk do të ishim më i njëjti vend. Dhe nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, ka thënë Trumpi, raporton AP.
Trumpi i ka bërë komentet pasi ka përmendur planin e tij për të vendosur një tarifë shtesë prej 10% për vendet në organizatën BRICS që kanë diskutuar krijimin e alternativave ndaj dollarit.
"Nëse njerëzit duan ta sfidojnë atë, mund ta bëjnë, por do të duhet të paguajnë një çmim të lartë", është shprehur Trump.
"Dhe nuk mendoj se ndonjëri prej tyre është i gatshëm ta paguajë atë çmim", ka shtuar presidenti amerikan.
-
Trumpi kërcënon vendet e BRICS-it me tarifë shtesë prej 10%
-
Trumpi kërcënon BRICS-in me tarifë 100 për qind
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale
-
Trumpi kërcënon me tarifa “të bezdisshme”, teksa Britania dhe BE-ja kërkojnë qartësi