Botë

Trumpi thotë se do ta dërgojë Gardën Kombëtare edhe në Çikago

Donald Trump

Foto: Associated Press

(Përditësuar 21:45) - Trumpi paralajmëron gjëra interesante në lidhje me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën vonë sipas kohës së Kosovës, se ka mësuar gjëra interesante, kur është pyetur gjatë një konference për media në lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin. 

I pyetur në Zyrën Ovale nëse ka folur me presidentin rus Vladimir Putin, Trump ka thënë "Kam mësuar gjëra që do të jenë shumë interesante. Mendoj se në ditët në vijim do të mësoni çdo koment”.

Trumpi nuk ka specifikuar se cilat do të ishin pasojat, nëse do të kishte, nëse një takim dypalësh midis Putinit dhe presidentit ukrainas Zelensky nuk do të ndodhë.

"Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të shohim se çfarë do të bëjnë dhe çfarë do të ndodhë. Po e ndjek nga afër”, ka thënë Trump.

Më 22 gusht, Trumpi ka thënë se do të dijë çfarë të bëjë "brenda dy javësh". Ky afat do të jetë e premtja. 


Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se do të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare në Çikago, por nuk ka dhënë një afat kohor.

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se do hyjnë edhe në Çikago.

"Epo, ne do të shkojmë. Nuk thashë se kur. Ne do të hyjmë”, ka deklaruar ai.

Deklarata e tij vjen në ditën kur një gjyqtar federal ka bllokuar administratën Trump nga vendosja e Gardës Kombëtare në Kaliforni për të luftuar krimin.

Gjyqtari i Qarkut Amerikan me seli në San Francisko, Charles Breyer, ka lëshuar urdhrin, duke pezulluar vendimin deri më 12 shtator.

Trumpi ka urdhëruar 4,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 trupa të Marinës Amerikane në detyrë aktive në Los Angeles në qershor, në përgjigje të protestave kundër bastisjeve të imigracionit në qytetin e dytë më të madh të SHBA-së, raporton Reuters.

Vendosja ka shkaktuar tensione në qytet dhe u është dënuar nga demokratët, të cilët kanë thënë se Trumpi po përdor ushtrinë për të shtypur kundërshtimin ndaj politikave të tij të ashpra të imigracionit.