Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bota do të mësojë “gjatë 10 ditëve të ardhshme” nëse SHBA-ja do të arrijë marrëveshje me Iranin apo do të ndërmarrë veprime ushtarake, raporton “BBC”.
Duke folur në takimin e parë të Bordit të Paqes të mbajtur në Washington, Trump tha se “ka ende punë për t’u bërë” për të arritur marrëveshje me Iranin për programin e tij nuklear.
Në ditët e fundit, SHBA-ja ka rritur praninë e forcave ushtarake në Lindje të Mesme, ndërsa përparim është raportuar në bisedimet në Zvicër mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë.
Trump tha se emisarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë pasur disa takime shumë të mira me Iranin.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi ende pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet për dy-tri orë
-
Trumpi thotë se s’do të ngutet për marrëveshje me Iranin
-
Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer ose s’do të jetë fare
-
Trump: Irani po i afrohet marrëveshjes me SHBA-në, përfshihet hapja e Hormuzit
-
Trumpi thotë se është i gatshëm të presë disa ditë për një përgjigje nga Irani