Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “po i afrohet shumë” arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në, ndërsa edhe zyrtarët iranianë kanë sinjalizuar përparim në negociatat e javës së fundit.
Në një intervistë për CBS News, Trumpi ka thënë se kishte parë një draft-marrëveshje me Iranin, por nuk dha detaje të tjera për përmbajtjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam”, ka thënë Trump, duke shtuar se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte armë bërthamore.
Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk arrihet marrëveshje, Irani mund të përballet me pasoja të rënda.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi për televizionin shtetëror iranian se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit janë afruar gjatë javës së fundit, megjithëse paralajmëroi se ende nuk ka pajtim për çështjet kyçe.
Ai ka thënë se armët bërthamore nuk do të jenë pjesë e propozimeve fillestare dhe akuzoi SHBA-në për “deklarata kontradiktore”.
Sipas Baqaeit, palët po finalizojnë një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, i cili do të shërbente si kornizë për vazhdimin e negociatave.
Ai shtoi se bisedimet e tjera mund të zhvillohen brenda 30 deri në 60 ditëve të ardhshme, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare.