Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi s’e përjashton mundësinë e dërgimit të ushtrisë në Venezuelë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë “është opsion”, duke treguar se ai ka refuzuar një takim me presidentin Nicolas Maduro.

“Sigurisht, (dërgimi i ushtrisë) është opsion”, ka deklaruar Trump për CBS.

Trump ka shtuar se muaj më parë presidenti i Venezuelës, Maduro i ka kërkuar takim, por ai e ka refuzuar.

Shtetet e Bashkuara e kanë njohur si udhëheqës të Venezuelës Juan Guaidon, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i këtij shteti më 23 janar.

Dhjetëra mijëra persona në Venezuelë po protestojnë kundër Qeverisë së Maduros, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe shtetet kyçe të rajonit – përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Argjentinë – tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaidon.

Edhe Maduro dërgohet në SHBA, Trumpi thotë se SHBA-ja do e drejtojë Venezuelën Botë Maduro dërgohet në SHBA, Trumpi thotë se SHBA-ja do e drejtojë Venezuelën

Shtetet e tjera, përfshirë Rusinë – që kanë lidhje të ngushta ushtarake me Qeverinë socialiste të Venezuelës – mbështesin Nicolas Maduron.

Maduro, i cili ka ardhur në pushtet më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez, është kritikuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe për mënyrën se si ka menaxhuar krizën ekonomike në vend.