Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi s'ka të ndalur, thotë “ne do të fitojmë”

Pavarësisht se së fundmi në konferencën për media, Donald Trump dha shenja se mbase nuk do të jetë presidenti i ardhshëm amerikan, ai vazhdon të thotë se “do të fitojë”.

Mijëra mbështetës të tij sot u mblodhën në Washington për ta përkrahur. Trumpi e shpërndau një video të këtij tubimi në Twitter dhe shkroi “ne do të fitojmë”.

Grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar duke përfshirë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë), Oath Keepers dhe QAnon e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta, për të përkrahur Trumpin, në pretendimet e tij deri tash të pabazuara, për mashtrim të votuesve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Tubimet e së shtunës janë reklamuar nga figura të medias konservatore si dhe organizata të nacionalistëve të bardhë dhe pritet të përballen nga demonstrata rivale me protestues të grupeve anti-raciste dhe organizatave të majta.

Sipas mediave amerikane, demokrati Joe Biden i ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Bideni ka kaluar pragun prej 270 votash sa i duhen një kandidati në Kolegjin Zgjedhor.