Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi rikthen “burgun e frikës” – Alcatrazi drejt rihapjes

Alcatraz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq Alcatraz, si pjesë e buxhetit të propozuar për vitin 2027.

I vendosur pranë Golden Gate Bridge, në San Francisco, ky vend, i njohur edhe si “The Rock”, dikur konsiderohej një nga burgjet më famëkeqe në Amerikë, por vitet e fundit ka shërbyer si atraksion turistik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesa buxhetore synon sigurimin e fondeve “për ta rindërtuar Alcatrazin si një burg modern të sigurisë së lartë”, ku fondet do të mbulonin vitin e parë të shpenzimeve.

Plani është pritur me skepticizëm nga një numër politikanësh në Kaliforni, duke ngritur pikëpyetje për koston përfundimtare të projektit dhe vështirësitë e funksionimit të Alcatrazit si burg aktiv.

Burgu i sigurisë maksimale është mbyllur në vitin 1963. Aktualisht, si vend turistik, menaxhohet nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare.

Alcatrazo njihet si burg famëkeq sepse ishte një nga institucionet më të rrepta të sigurisë maksimale në SHBA, ku mbaheshin kriminelët më të rrezikshëm dhe problematikë, përfshirë figura si Al Capone. I ndodhur në një ishull të izoluar, me ujëra të ftohta dhe rryma të forta përreth, arratisja konsiderohej pothuajse e pamundur.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka thënë se propozimi i buxhetit nga administrata Trump ishte “absurd në vetvete dhe duhet të refuzohet menjëherë”.

“Rindërtimi i Alcatrazit në një burg modern është një ide e marrë që do të ishte vetëm humbje e parave të taksapaguesve dhe një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan”, ka thënë ajo.

Kërkesa duhet të miratohet nga Kongresi.