Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së shpejti do të kthehet në rrjetet sociale “me një platformë të veten”, ka thënë këshilltari i tij.
“Besoj se do ta shohim presidentin Trump të kthehet në rrjetet sociale me gjasë brenda dy apo tre muajve”, ka thënë Jason Miller për “Fox News”.
Ai ka thënë se platforma e Trumpit do të “ridefinojë plotësisht lojën”.
Trumpi është pezulluar nga Twitteri dhe Facebooki pas trazirave në Capitol në Washington në janar.
Në trazirat më 6 janar të shkaktuara nga përkrahësit e Trumpit, vdiqën pesë persona, përfshirë një polic.
Disa ditë më vonë, Twitteri njoftoi se ka bllokuar përhershëm llogarinë e Trumpit, për shkak të rrezikut për nxitje të dhunës së mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm