Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi përsërit kërcënimet ndaj centraleve dhe urave iraniane

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimet ndaj Iranit gjatë një deklarimi për media në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se SHBA-ja do të vazhdojë goditjet ndaj infrastrukturës nëse Teherani nuk dorëzohet.

“Dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë centrale energjetike. Nuk do të kenë asgjë”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump ka shtuar se “nuk do të shkojë më tej, sepse ka gjëra të tjera që janë më të këqija se këto dyja”.

“Nëse do të ishte zgjedhja ime, çfarë do të doja të bëja? Të merrja naftën”, është shprehur ai. “Sepse është aty për t’u marrë. Nuk ka asgjë që mund të bëjnë për këtë. Fatkeqësisht, populli amerikan do të donte të na shihte të ktheheshim në shtëpi. Nëse do të varej nga unë, do ta merrja naftën, do ta mbaja atë [...] do të fitonim shumë para dhe gjithashtu do të kujdesesha për popullin e Iranit.”