Nga Shtëpia e Bardhë është thënë të enjten se presidenti Trump u është përmbajtur rekomandimeve të Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve, gjatë vizitës së tij në Atlanta të mërkurën.
Sidoqoftë, kryebashkiakja e Atlantas, Keisha Lance Bottoms e ka akuzuar presidentin se e ka shkelur ligjin, pasi që nuk e ka mbajtur maskën në aeroportin e qytetit.
Aeroporti është pronë e qytetit të Atlantas, ku bartja e maskave është e detyrueshme me ligj.
Trumpi e ka vizituar Atlantën për ta mbajtur një fjalim për gjendjen rreth infrastrukturës, por nuk ka dalur fare nga aeroporti, transmeton KOHA.
Duke folur për rrjetin amerikan, CNN, Kryetarja e Atlantas ka thënë: “Duke mos e mbajtur maskën, presidenti Trump shkeli ligjin në Atlanta, por disi as nuk jam e befasuar që ai shpërfilli rregullat dhe ligjet e qytetit tonë”.
Të enjten, Shtëpia e Bardhë nuk iu adresua në mënyrë direkte akuzave të kryetares së Atlantas por tha se presidenti i është përmbajtur këshillave nga Qendra për Kontroll të Sëmundjeve (CDC).
-
Trumpit i grumbullohen të dhënat personale në burgun e Atlantës, pas akuzave për zgjedhjet
-
Presidenti me maskë, Trumpi zbaton rekomandimin e ekspertëve
-
Çka dihet deri më tani për ndalimin e udhëtimit në SHBA për qytetarët e 12 shteteve
-
Gjykatësi kërkon nga avokatët e Trumpit që ta kontrollojnë atë
-
Trump arrin në gjykatë në New York, i quan mashtrim akuzat ndaj tij