Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po dëshmon në seancën që po mbahet në New York, ku kompania e tij po akuzohet për mashtrim, raporton BBC. Trump po akuzohet se ka fryrë vlerat e pronave të tij në mënyrë që të sigurojë kredi të favorshme.
Trump në dëshminë e tij tha se ekipi i tij kishte nënvlerësuar pronat e tij.
Në një moment gjykatësi Arthur Engoron i irrituar nga përgjigjet e gjata të Trumpit kërkoi nga avokatët e tij që ta kontrollojnë atë.
“Nuk është ky tubim politik. Ndoshta duhet të flisni menjëherë me të”, tha gjykatësi. Ai tha se nëse avokatët s’mund ta kontrollojnë, atëherë do ta bëjë ai.
Trump ndërkohë tha se është një “gjykim shumë jo i drejtë”.
“Shpresoj që publiku po e sheh”, tha Trump.
Edhe
Ivanka do të dëshmojë në gjyqin kundër Donald Trumpit
Pas një pauze 15 minutëshe që kërkoi gjykatësi, Trump vazhdoi deklarimin.
Trump tha se nuk e ka urdhëruar askënd që t’i rrisë apo ulë vlerat e pronave të tij.