Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi nuk e lejon ish-këshilltarin e tij të dëshmojë në Kongres

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejonte ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Don McGahn, të dëshmojë në Komitetet e Kongresit.

Republikani ka thënë se McGahn tashmë është intervistuar nga prokurori special në lidhje me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, transmeton KTV.

Trumpi tha se dhënia e lejes për McGahn për të dëshmuar do të hapte dyert për t’i ftuar edhe shumë të tjerë për të dëshmuar.

Më herët këtë javë, edhe prokuror i përgjithshëm amerikan refuzoi kërkesën e Kongresit për të dëshmuar në lidhje me hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhje.