Botë

Trumpit i ndalohen kritikat ndaj prokurorëve e gjykatës në lidhje me gjyqin për zgjedhjet e vitit 2020

Një gjykatës federale ia ka ndaluar ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që t’i kritikojë prokurorët, gjykatën dhe dëshmitarët e mundshëm përpara gjyqit të tij për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, raporton “BBC”.

Vendimi erdhi pas deklaratave të fundit të Trumpit, i cili kritikoi prokurorët “duke i quajtur një ekip baidnshëm” dhe sulmoi edhe një dëshmitar në këtë rast, duke e quajtur “derr”.

“Për shkak se ai kandidon për president, ai mund të kërcënojë?” – pyeti gjyqtarja Tanya Chutkan.

Avokatët e Trumpit i quajtën ato komente si pjesë e politikës.

Ish-presidenti Trump u akuzua në fillim të këtij viti, me pretendimet se tentoi të përmbyste humjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 nga Joe Bideni.

Ai akuzohet për komplet për të mashtruar SHBA-në, komplot për të penguar një procedurë zyrtare, pengim i një procedimi zyrtar dhe komplot kundër të drejtës së qytetarëve.

Prokurori i posaçëm Jack Smith, që po e heton çështjen, ka kërkuar urdhërin për t’ia ndaluar Trumpit komentet, me pretendimin se Trumpi mund të “paragjykojë” pjesëmarrësit, nga anëtarët e jurisë e deri te stafi i gjykatës, dhe këto mund të “ftohin” dëshmitarët.

Gjyqtarja Chutkan mbeti në pozitë të vështirë për të balancuar nevojën për të mbrojtur procedurat ligjore dhe të drejtën e lirisë së fjalës të ish-presidentit.

Ajo tha se vendimi i saj është “përshtatur ngushtë” dhe nuk është aq sa donte prokurori i posaçëm, por se do të jetë mjaftueshëm për të parandaluar “një fushatë të shpifjeve publike”.
Gjyqi federal ndaj Trumpit në Washington do të nisë më 4 mars.

Avokati i Trumpit, John Lauro, ka thënë se nuk ka nevojë për një urdhër të tillë nëse gjyqi thjeshtë shtyhet deri pas zgjedhjeve në SHBA.