Botë

Trumpi ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë

Donald Trump - Keir Starmer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë. 

Trump në një konferencë për media në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer përmendi se si ka zgjidh konfliktin mes “Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”. 

Ai edhe më herët kishte ngatërruar, duke pretenduar se ka zgjidhur konfliktin Azerbajxhan – Shqipëri, në vend se të thoshte Azerbajxhan -  Armeni. 

“...Të mendoni se kemi zgjidhur Azerbajxhanin me Shqipërinë si shembull. Zgjaste me vite. Nuk do të zgjidhej kurrë...U zgjidh në zyrën time”, ka thënë Trump.