Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të mërkurën ka nënshkruar disa marrëveshje të karakterit ekonomik dhe të mbrojtjes me emirin e Katarit, Sheikh Tamim Al Thani, teksa ka vazhduar turneun e tij në Gjirin Persik.
Marrëveshja e parë konsiston në blerjen e mbi 160 avionëve të kompanisë amerikane Boeing nga Katari, që kapin vlerën e rreth 200 miliardë dollarëve, transmeton BBC.
E marrëveshjet e tjera të nënshkruara ishin rreth thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe në blerjen e dronëve ushtarakë.
Presidenti amerikan e ka lavdëruar liderin e Katarit, duke e quajtur atë një “burrë të jashtëzakonshëm”, teksa ka shtuar se ai i ngjason princit saudit, me të cilin veçse është takuar ditëve të fundit.