Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi me gënjeshtër mbulon gënjeshtrën për pandeminë

Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten u pyet direkt se përse i kishte gënjyer amerikanët për pandeminë e koronavirusit.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Nuk gënjeva”.

Por, edhe kjo është gënjeshtër.

Trumpi në një intervistë për librin e gazetarit Bob Woodward, kishte pranuar se zbehu rëndësinë e pandemisë për të shmangur panikun e publikut.

Në intervistën që është përdorur për librin “Rage”, Trumpi kishte thënë se koronavirusi ishte më vdekjeprurës sesa viruset, por pak javë më vonë gënjeu publikun kur tha se koronavirusi ishte grip i zakonshëm.

Trumpi edhe një herë të enjten ka dëshiruar t’i qetësojë amerikanët. Pavarësisht se sa të dëmshme ishin qëllimet e tij, informacionet e pasakta që ka dhënë janë gënjeshtra të kulluara.

Komentet e presidentit për virusin në muajin shkurt nuk janë gënjeshtrat e vetme për krizën e thellë. Në muajin mars dhe pastaj në fund të korrikut, Trumpi ka vazhduar të thotë se virusi ishte nën kontroll, ani pse faktet tregonin të kundërtën.

Edhe Trumpi, edhe pas infektimit, vazhdon të pavërtetat për virusin Botë Trumpi, edhe pas infektimit, vazhdon të pavërtetat për virusin

Presidenti i mohoi krejt akuzat në një konferencë që ishte thirrur për pandeminë, por filloi me një fjalim të gjatë dhe si sulm ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Në serinë e të pavërtetave, Trumpi akuzoi Bidenin se ka nisur një fushatë kundër vaksinës për koronavirusin.

Fakti është se ky qëndrim i Trumpit është një ekzagjerim i madh. Bideni asnjëherë nuk ka shprehur qëndrime kundër vaksinës. Madje, të hënën ka thënë se dëshiron të dëgjojë shkencëtarët në lidhje me vaksinën për koronavirusin sesa të dëgjojë ndonjë të dhënë të dyshimtë nga administrata e Trumpit.