Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi nënvlerësoi qëllimisht rrezikun nga virusi, sipas librit të Bob Woodwardit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e dinte se COVID-19 ishte më vdekjeprurës sesa gripi para se ai të mbërrinte në SHBA, por qëllimisht nënvlerësoi përmasat e krizës, sipas një libri të ri.

Bob Woodward, gazetari që zbuloi skandalin “Watergate”, e kishte intervistuar Trumpin për 18 herë, prej dhjetorit e deri në korrik.

Trumpi i kishte thënë se virusi ishte “gjë vdekjeprurëse” para se të konfirmohej vdekja e parë në SHBA, duke shtuar më vonë se ai donte ta “nënvlerësonte”, për t’iu shmangur krijimit të panikut.

Trumpi më herët e ka quajtur librin “të rremë”.

Trump ka shkruar në gusht: “Libri i Bob Woodwardit do të jetë i RREMË, si gjithnjë, ashtu si edhe shumë tjerë”.