Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të bllokojë hapjen e një ure që lidh Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kanadanë, derisa Washingtoni “të kompensohet plotësisht për gjithçka” që i ka dhënë fqinjit të tij verior.
Ura Ndërkombëtare Gordie Howe, e cila e lidh provincën kanadeze të Ontarios me shtetin amerikan të Michiganit, nuk do të hapet derisa Otava të “i trajtojë Shtetet e Bashkuara me drejtësinë dhe respektin që ne e meritojmë”, shkroi Trumpi në rrjetet sociale.
Sipas faqes zyrtare të kompanisë që ka hartuar projektin, ura financohet nga qeveria kanadeze, por do të jetë në pronësi publike të përbashkët të Kanadasë dhe shtetit të Michiganit.
Nuk është e qartë se si Trumpi mund ta bllokojë hapjen e saj, por ai tha se negociatat do të fillojnë menjëherë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Duke u shtrirë mbi lumin Detroit, ura pritet të hapet për qarkullim pas përfundimit të testeve formale gjatë këtij viti. Ndërtimi nisi në vitin 2018, por projekti ka qenë një pikë përplasjeje mes dy vendeve për më shumë se një dekadë.
Sipas Korporatës Kanadeze të Transmetimit (CBC), kostoja e projektit vlerësohet rreth 6.4 miliardë dollarë kanadezë.
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Trumpi vendos tarifë 50% mbi importet nga Kanadaja
-
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për shkak të tymit nga zjarret masive
-
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa 100%, shkaku i marrëveshjes tregtare me Kinën
-
Trump: Njohja e Palestinës nga Kanadaja rrezikon marrëveshjen tregtare