Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban do të takohen të enjten pas samitit të NATO-s në Uashington, vetëm një javë pasi Orbán u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, raportoi “Politico”.
Siç është bërë e ditur, takimi do të zhvillohet në klubin privat të ish-presidentit dhe shtëpinë në Mar-a-lago në Palm Beach, Florida.
Këtë javë, Orbani e ka vlerësuar Trumpin si “njeri të paqe” në një intervistë dhënë “Axel Springer” të POLITICO-s dhe shtoi se a ka shanse shumë të larta që t’i fitojë zgjedhjet kundër presidentit aktual, Joe Biden.
Takimi me Trumpin është i fundit në një seri takimesh që kreu hungarez filloi menjëherë pasi Hungaria mori përsipër presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në takimet e tij me Putinin, Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës dhe Xi Jinping të Kinës, Orbani është përpjekur të negociojë paqen pa u konsultuar me liderët e BE-së.
-
Trumpi paralajmëron përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet për naftën ruse
-
Orbani pritet ta kërkojë miratimin e SHBA-së për blerjen e naftës ruse
-
Orban: Përgatitjet për samitin Trump-Putin po vazhdojnë
-
Orban krenohet se Budapesti është i vetmi vend në Evropë ku Trumpi mund të takohet me Putinin
-
Hungaria mund të jetë organizatore e takimit Trump – Putin – Zelensky