Botë

Orban: Përgatitjet për samitin Trump-Putin po vazhdojnë

Viktor Orban dhe Donald Trump

Foto: Associated Press

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të mërkurën se përgatitjet për një takim në Budapest midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, janë duke vazhduar.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi samiti është pezulluar.

Takimi i planifikuar është anuluar ndërkohë që refuzimi i Moskës për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë ka hedhur re mbi përpjekjet për negociata.

"(Ministri i Jashtëm hungarez Peter) Szijjarto është në Uashington. Përgatitjet për samitin e paqes po vazhdojnë. Data është ende e pasigurt. Kur të vijë koha, ne do ta mbajmë atë”, ka shkruar Orban në Facebook.

Trumpi kishte njoftuar javën e kaluar se ai dhe Putini do të takoheshin së shpejti në Hungari për të provuar t'i japin fund luftës në Ukrainë.

Mirëpo, të martën, Trumpi ka thënë se nuk donte të kishte një "takim të kotë”.

Orban, i cili është prapa në shumicën e sondazheve përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2026, ka qenë një aleat i gjatë i Trumpit.

Ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie të mira me Moskën.