Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi do të takohet javën e ardhshme me Erdoganin

Foto: Reuters

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, javën e ardhshme do të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Këtë e ka konfirmuar vet Presidenti Trump përmes një postimi në Twitter, transmeton Koha.net. Takimi do të mbahet më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Sipas tij, në takim do të diskutohet për kufirin me Sirinë, zhdukjen e terrorizmit, përfundimin e luftës me kurdët dhe shumë tema të tjera.

Edhe Trump pret sot Erdoganin në rrethana tensionesh midis tyre Botë Trump pret sot Erdoganin në rrethana tensionesh midis tyre

“Sapo kam pasur një telefonatë shumë të mirë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai më informoi se kanë kapur një numër të luftëtarëve të ISIS-it që është raportuar se kanë ikur gjatë konfliktit – duke përfshirë gruan dhe motrën e terroristit të vrarë al Baghdad...”, ka shkruar Trump në Twitter.

“... po ashtu kemi biseduar për kufirin e tyre me Sirinë, zhdukjen e terrorizmit, përfundimin e luftës me kurdët, dhe shumë tema të tjera. Mezi pres të takohem me Presidentin Erdogan të mërkurën e ardhshme, më 13 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi ai.