Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është miku i tij dhe dikush që e respekton.
Trumpi mendon se edhe Erdogani e respekton atë, transmeton AnadoluAgency.
Republikani u pyet për presidentin turk gjatë një diskutimi me gazetarët në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Duke deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë si president shmangi luftërat, mposhti organizatën terroriste ISIS në Siri dhe tërhoqi shumicën e trupave nga vendi, Trumpi theksoi rëndësinë e Ankarasë kur u pyet për situatën aktuale.
I pyetur nëse do të tërhiqte rreth 2 mijë trupa amerikane nga Siria, Trump u shpreh: “Nuk do t'jua them këtë, sepse është pjesë e strategjisë ushtarake, por mund të them që kjo situatë lidhet me Turqinë”.
“Presidenti Erdogan është miku im dhe dikush që e respektoj. Mendoj se edhe ai më respekton mua”, ka deklaruar Trump duke treguar rëndësinë e Turqisë në çështjet që lidhen me Sirinë.
-
Erdogani vlerëson vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë
-
Erdogan: Turqia mund t’i kapërcejë ndarjet gjeopolitike
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Trumpi e rikërkon Grenlandën, ia heq sanksionet Turqisë
-
Erdogani e pret me ceremoni shtetërore, Trumpi i përshëndet ushtarët me “merhaba asker”