Presidenti amerikan Donald Trump është pritur në mënyrë ceremoniale pas mbërritjes së tij në Ankara para samitit të NATO-s. Turqia organizoi një ceremoni që nënvizoi marrëdhëniet e afërta mes Trumpit dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogani ishte duke e pritur Trumpin në pistë, duke theksuar marrëdhënien mes dy liderëve. Trump i është referuar vazhdimisht Erdoganit si mik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që është vënë re është se duke ecur mbi tapetin ngjyrë bruz, presidenti amerikan përshëndeti Gardën e Nderit në gjuhën turke, duke thënë: "Merhaba asker" - (Përshëndetje, ushtar).
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump u prit gjithashtu nga ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, ambasadori amerikan në NATO Matt Whitaker dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Dan Caine, raporton CNN.
President Trump Participates in an Arrival Ceremony and Greeting with the President of Turkey https://t.co/nZIOAHU8NU
Çështjet kryesore që liderët e NATO-s pritet t’i trajtojnë në Ankara
Shpenzimet e mbrojtjes:
Vitin e kaluar, liderët e NATO-s ranë dakord që qeveritë e tyre të shpenzojnë gjithsej 5% të PBB-së për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, një rritje nga objektivi prej 2% i vendosur në vitin 2014.
Rritja e shpenzimeve, sipas vendeve anëtare të NATO-s, ishte e nevojshme për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga Rusia dhe terrorizmi global. Spanja siguroi një përjashtim nga rregullat e reja, për sa kohë që ajo ruan kapacitetet e kërkuara.
Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa:
Trumpi ka kërcënuar më parë se mund të tërheqë disa forca amerikane nga Evropa. Ndërkohë, Pentagoni ka anuluar tashmë dy dislokime ushtarake amerikane në Evropë dhe ka urdhëruar largimin e disa personelit nga kontinenti.
Në samit, anëtarët evropianë të NATO-s do të përpiqen t’i shpjegojnë Trumpit pse prania amerikane në Evropë vazhdon të jetë e dobishme për të dyja anët e Atlantikut. Të paktën, ata do të kërkojnë qartësi nga Trump për të ardhmen e dislokimeve amerikane.
Ukraina:
Evropa ka pasur vështirësi të zëvendësojë mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën, edhe pse nevoja për armë të kushtueshme është rritur, pasi Rusia ka shtuar ndjeshëm sulmet ajrore ndaj Ukrainës.
Lufta me Iranin:
Trump ka kritikuar vazhdimisht vendet e tjera të NATO-s për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. Ai personalisht ka qortuar disa liderë evropianë që marrin pjesë në samit, përfshirë kryeministrin në largim të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe aleaten e tij të mëparshme, kryeministren italiane Giorgia Meloni.