Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Ukraina do të marrë shumë territor, kur është pyetur gjatë një interviste në Fox News të martën nëse ka diskutuar në takimin me Zelenskyn dhe liderët evropianë rreth ndonjë marrëveshjeje për shkëmbim të territoreve.
"Ukraina do ta rimarrë jetën e saj", ka thënë ai. "Ata do të marrin shumë territor”.
Trumpi ka thënë se Rusia është një vend shumë i fuqishëm ushtarakisht, pavarësisht nëse ky fakt u pëlqen njerëzve apo jo.
"Por kjo ishte një luftë dhe Rusia është një komb i fuqishëm ushtarak... pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo”, ka shtuar Trump.
Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: E vetmja gjë që morëm në këmbim të mbështetjes për Ukrainën është naftë më e shtrenjtë
-
Putin: Ukraina do t'i humbasë territoret perëndimore
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit