Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin e tij nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike, transmeton Axios.
Këtë informacion shtëpia mediatike Axios e ka bërë publike duke cituar burime të paidentifikuara të cilat janë të njohura direkt me këtë vendim, transmeton Reuters.
Trump ka refuzuar të marrë pjesë në marrëveshjen për ndryshime klimatike në samitin e liderëve të G7 të shtunën, duke thënë se i duhet më tepër kohë për të marrë vendimin, transmeton kp.
Fox News ka cituar një burim të paidentifikuar, i cili konfirmon tërheqjen e Trump nga marrëveshja.
Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, me të cilën janë dakorduar rreth 200 shtete, synon kufizimin e ngrohjes së Tokës nga dyoksid karboni dhe gazrat tjera.
-
SHBA-ja formalisht largohet nga marrëveshja e Parisit
-
Trump konfirmon se SHBA-ja do të largohet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
-
SHBA zyrtarisht tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike
-
SHBA së shpejti tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit
-
Trumpi tërheq SHBA-në nga 66 organizata, përfshirë ato për klimën