Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet që sot të njoftojë zyrtarisht se është tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.
Reuters raporton se ka gjetur një dokument në të cilin Trum ka thënë se “marrëveshja e Parisit i kushton shumë qytetarëve amerikanë”.
Ai po ashtu do të premtojë arritjen e një marrëveshje më të mirë.
Kjo marrëveshje është arritur në fund të vitit 2015 në kryeqytetin francez nën drejtimin e OKB-së. Ajo marrëveshje synon të limitojë rritjen e temperaturave duke reduktuar prodhimin e gazrave me efekt serrë.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja formalisht largohet nga marrëveshja e Parisit
-
SHBA përgatit daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
-
Trump konfirmon se SHBA-ja do të largohet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
-
SHBA zyrtarisht tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike
-
Trump tërheq SHBA nga marrëveshja klimatike