Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA përgatit daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë zyrtarisht procesin për daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2015 nga administrata e Obamës së bashku me 200 vende të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga fushata zgjedhore, Trump ka thënë se është kundër kësaj marrëveshjeje e cila parashikon uljen e emetimeve të gazrave serrë duke filluar nga viti 2020 sepse është e dëmshme për ekonominë.

Sidoqoftë, Trump duhej të priste tre vjet për të filluar tërheqjen zyrtare.

Nga ana e tij, Departamenti i Shtetit ka treguar që qëndrimi i SHBA lidhur me tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbetet i pandryshuar.