Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një projektligj i cili i kërkon presidentit Donald Trump të mbajë Shtetet e Bashkuara si një palë në Paktin e Parisit për Klimën.
Projektligji do të kërkojë nga presidenti, Donald Trump të zhvillojë një plan përmes të cilit do të përmbushen synimet që dalin nga Pakti i Parisit e cila parasheh reduktimin e gazrave serrë si dhe të bllokojë fondet federale që do të përdoreshin për të çuar përpara tërheqjen nga pakti.
Presidenti Trump i ka qëndruar vendimit të tij të vitit 2017 për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja për klimën si dhe ka hedhur poshtë rregulloret që synojnë uljen e grazrave serrë në mjedis.
"Sot ne i kemi dërguar një mesazh presidentit, popullit amerikan dhe botës se ne e njohim seriozitetin e krizës klimatike dhe se ne synojmë të bëjmë pjesën tonë për ta trajtuar atë”,tha kongresmeni Frank Pallone, kryetar i Komitetit të Energjisë në Kongres, transmeton rel.
Udhëheqësi i shumicës së Senatit, republikani, Mitch McConnell, tha se Senati nuk do ta shqyrtojë këtë projektligj, duke thënë se ai është një "teatër politik" i demokratëve.
-
SHBA përgatit daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë
-
Trumpi tërheq SHBA-në nga 66 organizata, përfshirë ato për klimën
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
-
Megaprojekligji i Trumpit miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve