Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të premten se raporti i “Washington Post” se FBI kontrolloi pronën e tij për dokumente sekrete të armëve bërthamore ishte një "mashtrim".
Agjentët e FBI-së bastisën pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida në fillim të kësaj jave, si pjesë e një hetimi nëse ai hoqi ilegalisht dokumentet nga Shtëpia e Bardhë kur po largohej nga detyra janarin e kaluar.
“Washington Post” shkroi të premten se agjentët kontrolluan pronën edhe për dokumente sekrete rreth armëve bërthamore, por nuk dihet nëse i gjetën ato.
Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth Social se raporti ishte një "mashtrim", duke e krahasuar atë me akuzat për lidhje me Rusinë, dy shkarkime dhe hetimin e ish-këshilltarit special Robert Mueller .
“Janë të përfshirë të njëjtët njerëz të këqij”, ka thënë ish-presidenti republikan, i cili ka njoftuar se do të kandidojë sërish në vitin 2024.
Ai nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij për një lajm të rremë ose për manipulim të mundshëm të provave, shkruan Reuters.
“Pse FBI nuk lejoi një rishikim të Mar-a-Lago me avokatët tanë ose dikë tjetër të pranishëm?”, pyeti Trump në Truth Social.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë të enjten kërkoi lëshimin e urdhrit që lejonte FBI-në të kërkonte pasi Trump e quajti atë një hakmarrje politike.
Ministri i Drejtësisë i SHBA-së, Merrick Garland, tha të njëjtën ditë se ai personalisht miratoi kërkimin.